Rekomandim: testet e korrigjuara t'u kthehen nxënësve dhe prindërve

Kërkohet që fletoret dhe testet e korrigjuara t'u jepen nxënësve në shtëpi, që prindërit të ndjekin ecurinë dhe mangësitë.

Drejtuar
Ministrisë së Arsimit
Për dijeni
Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Tiranë
Data

Këshilli i Prindërve të Tiranës po analizon në vazhdimësi praktikën e mësimdhënies në shkollat publike. Sipas analizës, në një pjesë të madhe të shkollave testet e përfunduara dhe të korrigjuara nuk u jepen fëmijëve me vete në shtëpi dhe, si rrjedhim, nuk u përcillet prindërve.

Kjo praktikë, sipas Këshillit, ka pasoja për fëmijët dhe prindërit: prindërit nuk e njohin nivelin real dhe nuk mund të ndjekin ecurinë në secilën lëndë; nuk mund të ndihmojnë për të zbutur mangësitë; fëmijët nuk i rishikojnë me qetësi ushtrimet që nuk i kanë kuptuar; dhe mungesa e informacionit të vazhdueshëm ka sjellë tërheqjen e një pjese të prindërve nga arsimimi i fëmijëve.

Këshilli rekomandon:

  • Fletoret dhe fletët e testeve të përfunduara e të korrigjuara t'u jepen fëmijëve me vete në shtëpi, për të gjitha lëndët ku ka testim me shkrim.
  • Në rast të përdorimit të testeve elektronike, një kopje elektronike ose e printuar e testit të korrigjuar t'i jepet fëmijës ose t'i përcillet prindërve.
  • Shkollave dhe mësuesve t'u lihet mundësia e arkivimit të testeve nëpërmjet fotokopjeve ose arkivimit elektronik.

Këshilli i propozon Ministrisë së Arsimit dhe DRAP-it bashkëpunim për adresimin e rekomandimit dhe për diskutimin e detajeve të zbatimit.

Dokumenti origjinal

Teksti i plotë i dokumentit, në format PDF (247 KB).

Shkarko PDF-n

← Kthehu te lajmet