Kërkesë për informacion: çfarë masash janë marrë për sigurinë në shkolla?

Pas rekomandimeve të dhjetorit 2024, Këshilli kërkon të dijë për cilat prej tyre Ministria ka ndërmarrë masa.

Drejtuar
Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Për dijeni
Ministrisë së Brendshme, Bashkisë Tiranë dhe Zyrës Vendore Arsimore Tiranë
Data

Kjo letër vjen pas listës së rekomandimeve për përmirësimin e sigurisë në shkolla, që Këshilli i Prindërve të Tiranës i përcolli Ministrisë së Arsimit dhe Sportit më 20 dhjetor 2024.

Rekomandimet ishin mbledhur në një bashkëbisedim të gjerë me prindërit dhe këshillat e prindërve të shkollave të Tiranës, me oficerë sigurie, psikologë, mësues dhe drejtues shkollash.

Në kuadër të punës që Ministria po zhvillon për sigurinë në shkolla, Këshilli kërkon të informohet se për cilat nga rekomandimet janë ndërmarrë masa dhe cilat janë ato.

Këshilli shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me Ministrinë për të çuar më tej rekomandimet.

Dokumenti origjinal

Teksti i plotë i dokumentit, në format PDF (226 KB).

Shkarko PDF-n

← Kthehu te lajmet