Pyetjet e prindërve për kamerat në shkolla: ku vendosen, kush ka qasje, sa ruhet informacioni dhe cilat akte e rregullojnë projektin.
Këshilli i Prindërve të Tiranës mbështet forcimin e sigurisë në shkollat publike dhe çdo iniciativë që ndihmon në këtë drejtim. Letra i drejtohet ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi.
Prindërit janë njohur kryesisht nga media me projektin e vendosjes së kamerave në institucionet arsimore publike. Për këtë projekt Këshilli ka mbledhur pyetjet e prindërve dhe kërkon përgjigje nga institucionet përgjegjëse.
- Në cilat ambiente të shkollës do të vendosen kamerat?
- Çfarë informacioni do të merret?
- Ku dhe si do të përpunohet informacioni i marrë?
- Ku dhe si do të ruhet informacioni?
- Kush do të ketë qasje në informacion dhe si do të administrohet?
- Sa do të jetë kohëzgjatja e ruajtjes së informacionit?
- Cilat akte ligjore do të rregullojnë zbatimin dhe funksionimin e projektit në institucionet arsimore?
Këshilli shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse dhe të takohet për të diskutuar detajet e projektit.
