Këshilli mbështet të drejtën e studentëve për protestë dhe u bën thirrje të gjitha palëve të shmangin përshkallëzimin.
Deklaratë
Këshilli i Prindërve të Tiranës mbështet të drejtën e studentëve për të protestuar.
Përpjekje maksimale duhen bërë nga të gjitha palët për evitimin e përshkallëzimit dhe lëndimin fizik si të studentëve apo nxënësve ashtu edhe të forcave të rendit.
I bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit të hapë sa më shpejt kanale dialogu me studentët, nxënësit, prindërit dhe aktorë të tjerë për të diskutuar përmirësimin e sistemit tonë arsimor duke filluar nga projekt-buxheti 2027.
Kryetari i Këshillit të Prindërve të Tiranës
Benard Shehu
